Shoqata Lerani

5
shoqata lerani

bashkë për ta ruajtur rrënjën tonë

Anëtarsohu

Anëtarsohu ndihmoje fshatin dhe bëhu njëri prej shum atyrëve që ndihmojnë


Dhuro
Dhuro pak nga pjesa jote, ndoshta për ty është pak por që është shumë për të tjerët!


Investo
Investo për zhvillimin e fshatit.


Rreth Shoqatës

Shoqata “Lerani” është një shoqatë jofitimprurëse e themeluar nga banorët dhe mërgimtarët e fshatit Leran me qëllim ruajtjen, përkrahjen dhe zhvillimin e fshatit tonë.
Përmes bashkëpunimit me mërgatën, institucionet dhe vullnetarët, Shoqata “Lerani” punon për të siguruar transparencë, përgjegjësi dhe efikasitet në çdo iniciativë që ndërmerr.
Puna jonë mbështetet tërësisht në vullnetarizëm dhe në zemërgjerësinë e bashkëfshatarëve tanë. Çdo kontribut, sado i vogël, ndihmon në përmirësimin e jetës së komunitetit dhe në zhvillimin e fshatit Leran.
Shoqata është krenare të jetë një urë lidhëse midis atyre që duan të kontribuojnë dhe atyre që kanë nevojë për mbështetje, duke forcuar lidhjet e komunitetit kudo ku ndodhen Leranasit.